Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho u shpall “Artiste e vitit 2023′ nga ‘International Classical Music Awards’ ICMA. Lajmin e shpërndau Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Sipas Akademisë, çmimi i lartë iu dha për zërin unik dhe të jashtëzakonshëm dhe shkëlqimin madhështor në skenë
Çmimi i delegohet sopranos së shquar të operës botërore, Ermonela Jaho me motivacionin: “Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale.”
“Por kjo nuk është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prezenca elektrizuese teatrale. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë të identifikimit me rolet e tyre, me një vërtetësi absolute dhe me një emocion prekës. Me të dalë në skenë Ermonela Jaho e hedh tej personalitetin e vet si një mantel dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë” -shkruhet ne faqen zyrtare te International Classical Music Awards –ICMA