Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETErozioni/ Banorët e Topojës ngrenë alarmin, ndërtoni prita, për 10 vjet deti...

Erozioni/ Banorët e Topojës ngrenë alarmin, ndërtoni prita, për 10 vjet deti do na vi në banesa. (foto e vidio)

Fier – Ujrat e detit Adriatik kanë marrë shumë sipërfaqe toke në  bregdetin e Semanit si shkak i erozionit dhe masave që nuk kanë marr qeveritë duke ngritur prita.

Alarmi ngrihet nga banorët e fshatit Topojë të njësisë administrative Seman Topojë të bashkisë Fier të cilët në vijë ajrore nuk janë më shumë se 2 kilometër larg vijës bregdetare.

Ata pohojnë faktin se bregdeti duhet të ketë prita dhe duhet ti ndërtojë qeveria pasi deti ka ardhur me kilometra në këtë zonë në këto 40 vitet e fundit

Ata pohojnë se kur u kryen punimet nga TAP për gazsjellësin , ata ndërtuan një prite afro 300 metra brenda në det dhe kjo ndikoi shumë pasi deti po lëshonte tokë. Pasi mbaruan punimet TAP-i e hoqi pritën në bazë të marrveshjes që pati me qeverinë dhe deti përsëri po merr tokë. Urgjentishtë duhen ndërtuar prita , pohojnë banorët e zonës. Deti po na merr tokat po na vjen në fshat.

Nga ana tjetër Asqeri Ruko me detyrën e Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Bujqësore në Këshillin e Qarkut Fier ka pohuar se në vitet e fundit fenomeni natyror i zaptimit të bregut ranor nga deti shkon në 1420 ha jo vetëm breg ranor në Seman dhe Rremas por edhe tokë bujqësore që tashmë janë kripëzuar.

Gjithashtu Ruko pohoi faktin se sipas monitorimit  të fundit  më shumë se 800-900 ha tokë të dëmtuara para 3 viteve nga lumenjte Seman  e Vjosë kjo shifër ka rënë në 125 ha për  vitin 2022 ne 125 ha dhe kjo fale ngritjes se pritave  

vidio

Të ndodhur në kuhste të tilla ku çdo vit që kalonë deti po merr sipërfaqe toke vijë bregdetare në Seman duke prishur edhe  biznese provizore që ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm në 5 muaj të vitit, banorët po shprehin shqetësimin se qeveria duke e ditur këtë fenomen nuk po merr masa me ngritje pritash, ata friksohen se jo më shumë se 10 vjet deti do tu shkojë banorëve në banesat e tyre/ ALB365/ Xhemil Beharaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME