Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETErvin Hodaj bën "kaps" krimin në Shkodër, u sekuestron kamerat e sigurisë

Ervin Hodaj bën “kaps” krimin në Shkodër, u sekuestron kamerat e sigurisë

Çmontohen kamerat në rrugët e Shkodrës, ishin vendosur nga grupet kriminale për të kontrolluar policinë, me këtë veprim drejtori i policisë qarkut Shkodër Ervin Hodo ka bër “kaps” veprimet e bandave kriminale duke u perë komunikimin e veprimeve antiligjore pasi vëzhgonin lëvizjet policore të kësaj drejtori policie.

Policia e Shkodrës ka zhvilluar sot një aksion për të hequr disa kamera të cilët ishin vendour në rrugët kryesore nga grupet kriminale.

Policia bën me dije se janë çmontuar 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike të cilat kishin si qëllim kryesor mbledhjen e informacioneve për qëllime kriminale dhe për tu mbrojtur nga aksionet e policisë.

Njoftimi i policisë:

Policia çmonton 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.

Kamerat e vendosura nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e Policisë.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave në shyllat elektrike, në aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit, me qëllim mbledhjen e informaconit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për identifikimin e personave që kishin vendosur këto kamera dhe çmontimin e tyre.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Mbrojtja e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME