POLITIKËTOP-NEWS

Eskluzive/ “Pse PD dega Fier u lanë vetëm?” – Gentian Koçi shumë shpejt përballë pyetjeve në studion e ALB365

Një intervistë ekskluzive pritet të hedhë dritë mbi situatën e rëndë politike dhe organizative të Partisë Demokratike dega Fier teksa nën kryetari i saj, Genian Koçi ish kandidat për deputet, do të jetë shumë shpejt në studion e ALB365, në një përballje të drejtpërdrejtë me realitetin politik.

Pse Partia Demokratike e Fierit ndodhen sot në këtë gjendje?

Pse eksponentë të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike munguan në terren, përballë fermerëve dhe banorëve të zonave të goditura nga përmbytjet e dy herëve të fundit?

Si shpjegohet fakti që Partia Demokratike i dha 12 mandate deputetësh Partisë Socialiste?

Përse nuk u festua 35 vjetori i themelimit të PD dega Fier?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet kyçe që do të marrin përgjigje në këtë intervistë ekskluzive për ALB365, ku zëvëndës kryetari i PD dega Fier  Gentian Koçi do të flasë hapur për:
gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dega Fier.

Krizat e brendshme dhe përplasjet politike.

Mungesën e përfaqësimit në zonat e prekura.

Përgjegjësitë politike për humbjen e mandateve.

Sfidat që e presin partinë në të ardhmen

Një intervistë që pritet të ngjallë reagime dhe debat, në një moment delikat për opozitën dhe për vetë strukturat e Partisë Demokratike në Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button