Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEuropa League/ Ja kush do të ngrejë kupën, përqindjet

Europa League/ Ja kush do të ngrejë kupën, përqindjet

Analistët e portalit të njohur të statistikave FiveThirtyEight kanë përpiluar përqindjet e mundësive të skuadrave për të fituar edicionin aktual të Europa League. Pa u luajtur ende çerekfinalet e kthimit, janë dy italiane të përfshira në kompeticion, Roma dhe Juventus.

Verdhekuqtë duhet të përmbysin 1-0 e ndeshjes së parë në Holandë kundër Feyenoord. Situatë e kundërt për bardhezinjtë, të cilët në Lisbonë ndaj Sporting do të detyrohen të mbrojnë 1-0 e Torinos. Por a mund të aspirojnë italianet të ngrenë trofeun? Sipas algoritmit… jo.

Pas ndeshjeve të sotme, do të mbeten vetëm 4 nga 8 skuadrat në garë për trofeun e Europa League, të cilët do të përballen në gjysmëfinalet e planifikuara për 11 dhe 18 maj.

Nëse Roma dhe Juventus duhet të përmbysin dhe mbrojnë rezultatin e ndeshjes së parë, Manchester United është i angazhuar në Sevilla (2-2 në Old Trafford) dhe Union Saint Gilloise-Bayer Leverkusen (1-1 në Gjermani). 4 ndeshje në ekuilibër, ku të gjitha skuadrat pjesëmarrëse kanë mundësi të kalojnë. Megjithatë, sipas FiveThirtyEight, ekziston një favorit i qartë për të fituar trofeun.

PËRQINDJET

Duke u nisur nga fundi, skuadra që ka më pak shanse për të ngritur trofeun e Europa League është Union Saint Gilloise. Ata kanë një përqindje fitoresh prej 3%. Një hap mbi ta është Sevilla, që ka 6 mundësi nga 100 për të shkuar deri në fund.

Përqindja e Romës për sukses arrin në 9%, në të njëjtin nivel me Sporting Lisbona. Sipas algoritmit FiveThirtyEight, Juventus ka disa shanse më shumë (16%). Gjithësesi, bardhezinjtë mbeten pas Bayer Leverkusen (17%) dhe Manchester United (19%).

Çuditërisht, sipas portalit të statistikave, favorit për fitoren finale është Feyenoord. Holandezët kanë 22% shanse për të fituar kupën. Sigurisht nëse i lejon Roma…

Megjithatë, duhet shtuar se faqja e specializuar tashmë e ka provuar vitin e kaluar, duke parashikuar fitoren përfundimtare të Barcelonës. Ajo kupë u fitua nga Eintracht, që eliminoi blaugranat në çerekfinale. Kështu që të gjithë mund të shpresojnë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME