Ukraina fitoi festivalin “Eurovision 2022” në Itali, por këtë vit Europa do të bashkohet në Liverpul të Britanisë së Madhe, për shkak se vendi është ende i rrënuar nga lufta që vijon.
Slogani i këtij viti për Eurovision-in do të jetë ”Të bashkuar nga Muzika”. Logoja për këtë vit shfaq disa zemra që rrahin në unison. Ngjyrat mbizotëruese të logos janë bluja dhe e verdha, njëlloj si flamuri i Ukrainës.
Sipas ”BBC”, slogani i këtij viti reflekton origjinën e këtij kompeticioni të këngës që u krijua fillimisht si një mënyrë për të bashkuar Europën në një vend.