Këngëtari i njohur, Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë. Bëhet me se këngëtari është fejuar dhe se vajza që i ka vjedhur zemrën është balerina e njohur, Rexhina Çuko.
Një foto është publikuar në rrjet ku shihen të dy, ndërsa balerina tregon unazën që simbolizon fejesën e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tyre ndërsa vetë çifti nuk ka pranuar asgjë deri më tani.
Redoni është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale por në një intervistë që dha dy vite më parë, ai rrëfeu se ishte i dashuruar ndonëse nuk e zbuloi identitetin e gruas.
‘Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar, janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po.
Unë do ta provoj një herë martesën, e kaluam gjithë kohën, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar!’, tha ai i ftuar në emisionin ‘Rudina’.
‘Është gjithmonë ajo silueta bionde që kam unë në imazhin tim, me të cilën ti je i dashuruar?’, e pyeti moderatorja. ‘Përveç klipit që doli një brune’, shtoi asohohe artisti i njohur.