Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZË"FENOMENI LUIZ", TË GJYKOSH PA E PARË!

“FENOMENI LUIZ”, TË GJYKOSH PA E PARË!

Nga Edmond Sufaj

Sa e lehtë është të gjykosh mbi diçka që shikon dhe dëgjon pa u përfshirë! Sa e lehtë është të japësh mendim i veshur nga profesioni që bën! Por nuk e kuptoj sa komode qenka të gjykosh për një fenomen, kur thua se nuk e ke ndjekur dhe se nuk ke interes!!!?

 Analistë kudo, dhe kurdo, thonë që nuk kanë interes të ndjekin BBVIP, por ama kanë kohë të japin opinion për Luizin dhe këdo pa e parë….!

Kë duhet të besojmë, argumentin e pa bazuar në analizë faktike, apo “argumentin” për vëmendje mediatike?

 Në këtë kontekst, hajde të shpërfillim sa të duam, por kjo duhet të shoqërohet me heshtje për ti dhënë kuptim mospërfilljes.

Përsonalisht kam qenë dhe jam kundër mesazheve që përçon progami BB në tërësi. Ashtu sikurse e pranoj që ky program ka eklipsuar audiencën e miliona teleshikuesve, duke përmbushur qëllimin që ka një media.

Por më duhet të theksoj se kjo audiencë ka ardhur fale personazhit Luiz Ejlli në këtë rast.

Të gjithë mund të kemi mendime, ashtu si banorët kanë për njeri tjetrin në atë shtëpi. Por mendoj se në pothuaj të gjitha rastet ne nuk arrijmë të zhvishemi nga profesionet, mllëfet mediatike për të menduar thjesht si individ në gjykim për personazhet e BB Vip.

Ky format nuk është një konkurs ku këngëtari vlerësohet për këngën e tij, aktori për rolin e tij, gazetari për lajmin që zbulon, apo gjithsecili për historitë e tij personale, etj, por është një show, një improvizim i jetës reale. Të gjitha këto profesione të VIPAVE nuk funksionojnë në këtë program, sepse ata janë aty si njerëz pa funksionet e tyre.  Ata gjykohen për atë që japin brenda atyre mureve. Ata janë ata që janë në fundin e ditës në shoqëri. Ai që ka shtangur produksionin me impaktin e krijuar në publik, Luiz Ejlli mendoj ka arritur të zhvishet më mirë nga çdo lloj petku i të qenurit këngëtar dhe me të mirat dhe të këqijat si individ. Por nëse ne nuk e ndjekim minimalisht aq sa duhet për të dhënë një mendim, atëherë japim mesazhin më të keq se sa vetë mesazhet që duhen kritikuar nga ky show.

Dashuria e Luizit me Kiarën, riktheu në kohë memorjen, riktheu reminishencen dhe nostalgjinë tek shumë njerëz për mënyrën se si nisi dhe si u konkretizua. Mendoj që ky është një nga elementët bazë të shpërthimit të audiencës. Sigurisht jo të gjithë jemi dhe ska se si të jemi dakord nga ajo që shohim dhe dëgjojmë, por në fund të fundit ata banorë janë një pjesë e shoqërisë ku ne bëjmë pjesë përfshirë dhe Luizin, dhe ata që japin opinion nga njera anë dhe nga ana tjetër thonë që se ndjekin Luizin apo këdo. Le të bëjmë sikur nuk e shikojmë, apo të çuditemi se çfarë po ndodh, por mos të harrojmë, se perfeksioni nuk ekziston. Dhe minimalisht mendimi i dhënë për diçka që nuk e shikon apo dëgjon, quhet paragjykim dhe është i dëmshëm si mesazh.

Nëse themi se ky Luizi ka qenë këngetar, apo diplomat “i dështuar” (temë tjetër kjo dhe mendoj se ska lidhje, sepse personazhet gjykohen për aq ditë sa janë me BBV), por edhe nëse e marim të  mirëqenë, minimalisht nuk do të thotë se ai njeri duhet të jetë i dënuar nga shoqëria dhe të izolohet. Nuk mund ta themi këtë, por ndoshta mund të nxjerrim në pah dhe forcën e ringritjes së individit nga njëra anë dhe të evidentojmë elementët pozitivë dhe negativë, por ama duke e ndjekur me pak objektivitet.

Duam apo nuk duam, ata personazhe janë pjesë e shoqërisë ku ne bëjmë pjesë. Sigurisht ne nuk mund të jemi dakord për veprime, fjalë apo mesazhe të gabuara që jepen nga ky produksion, por në fund të fundit janë pikërisht këto elementë, këto gabime që na bëjnë qenie njerëzore si individë në shoqëri.

Edmond Sufaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME