Sunday, June 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbappe e Messi “masakrojnë” Marseille në Classique

Mbappe e Messi “masakrojnë” Marseille në Classique

Classique, ndeshja më e ndjerë në Ligue 1 shkon për PSG, që mposhti 3-0 Marseille. Në minutën e 25′, Messi asistoi Mbappe, i cili ia ktheu argjentinasit (29′) dhe shënoi dygolëshin në minutën e 55′. Mjaftueshëm që PSG të rrëmbejë një +8 në renditje. Në pjesën tjetër të javës së 25, Nice triumfoi 3-0 në shtëpinë e Monaco, ndërsa Rennes mundi Nantes 1-0. Reims rrëzoi Toulouse 3-0, Clermont dhe Strasburg barazuan 1-1. Lorient-Auxerre 0-1, ndërsa Ajaccio mundi Troyes 2-1.

Në Vélodrome Paris Saint-Germain ishte shumë i fortë për Olympique Marseille. Vendasit u dorëzuan 3-0 në Classique, ndeshja më intensive dhe sugjestive në Ligue 1. Në minutën e 12′, kampionët e Francës humbën Kimpembe për shkak të dëmtimit. Por në minutën e 25′, mbrojtja e Marseille u gjend e papërgatitur nga asisti i Lionel Messi për Kylian Mbappé. Sulmuesi i dha avabtazhin PSG. Tronditje për OM dhe pas katër minutash kryeqytetasit dyfishuan. Asi francez i ktheu favorin kampionit argjentinas, që mposhti Lopez. Në minutën e 33′, ish-sulmuesi i Barcelonës humbi shansin për golin e tretë, ashtu si edhe Marquinhos. Në fund të pjesës së parë, Sanchez mund të ngushtonte diferencën, por Donnarumma ndali goditjen e ish-interistit.

Në pjesën e dytë, Marseille u bë e rrezikshme me Sanchez. Por në momentin më të mirë pësuan golin e tretë. Një asist tjetër i Messi për Mbappé, që shënoi golin e 200 me PSG. Sulmuesi arrin Edinson Cavanin në krye të golashënuesve të të gjitha kohërave të klubit. Marseille tentoi në minutën e 65 me Sanchez, por Donnarumma ishte i pakapshëm. Portieri i miqve mbeti vendimtar edhe në tentativën e Vitinha në minutën e 90′. Me këtë fitore thelbësore, PSG ngrihet në 60 pikë, duke lënë Marsejën në -8. Kryeqytetasit arratisen në një kampionat që mund të kishte marrë një kthesë shumë të keqe sonte.

Ligue 1 France

Lorient 0-1 Auxerre
AC Ajaccio 2-1 Troyes
Clermont Foot 1-1 Strasbourg
Nantes 0-1 Rennes
Reims 3-0 Toulouse
Monaco 0-3 Nice
Marseille 0-3 Paris Saint-Germain

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME