Fier – Ferma Çlirim, dikur qëndër e rëndësishme e formimit professional bujqësor, sot e abandonuar nga qeveria për investimet dhe çdo ditë që kalon po shpopullohet më shumë
Kjo që shikoni dikur ka qënë qëndra e qytezës Fermë Çlirim e cila kishte jetë e gjallëri jo vetëm nga nxënësit e shkollës së mesme rajonale bujqësore “Rakip Kryeziu” por edhe nga banorët e intelektualët që punonin e jetonin në të.
Sot kjo ish qytezë është kthyer si një lagje e abandonuar e Fierit edhe pse ndodhet vetëm 4 km larg qëndrës Fier
Pa trotuare e ndriçime, pa parqe shlodhës e kënde lojrash për fëmijët ku si thonë banorët, fëmijët nga 0 deri 14 vjeç, ata pak që janë, rrinë në cepa rrugësh duke pirë cigare duhani apo hashashi, ndërsa mosha e tretë ata pak që janë luajnë domino në atë vend të quajtur park shlodhës. Muk kanë me se të merren, nuk u afrohet asgjë.
Sikur të mos mjaftonte kjo nga afro 1000 familja që ka pasur kjo ish qytezë ¾ e saj janë pa kanalizime të ujrave të zeza. Ato ashtu si dalin nga banesat shkojnë në kanalet në sipërfaqe anës rrugës e në fund të lagjes 100 metra larg derdhen në kolektor të hapur ku lagja mban arome fekalesh
Në qëndër të Fermës Çlirim takuam ata pak persona që janë mosha e tretë sepse shumica për shkak të papunësisë e skamjes kanë shkuar në emigracion. Ata pohojnë se kanë ikur, nuk kanë çfarë të bëjnë, punë ska, investime ska, çdo gjë e shkretë.
Dikur kjo shkollë e mesme rajonale bujqësore ka nxjerr kuadro të mesëm , baza e furnizimit me stundetë e Universtitet Bujqësor në Tiranë. Banorët thonë se studionin nxënës nga zonat e Lushnejs e deri në Sarandë afro 1500 nxënës të arsimit të mesëm ndërsa sot nuk i kalojnë 150
Ndërkohë që flitet me të madhe për arsimin, kthimin e syve të qeverisë tek arsimi profesional, tek investime të tipit “Rilindje Urbane”, ish qyteza Fermë Çlirim për mungesë investimesh, për mungesë punësimi banorët i kanë vënë drynin banesave dhe janë larguar në emigracion, kjo duket qart nga rrugët bosh dhe të pa mirmbajtura/ALB365/Xh B