Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFerma Çlirim, dikur qytezë, sot e abandonuar nga investimet e banorët

Ferma Çlirim, dikur qytezë, sot e abandonuar nga investimet e banorët

Fier Ferma Çlirim, dikur qëndër e rëndësishme e formimit professional bujqësor, sot e abandonuar nga qeveria për investimet dhe  çdo ditë që kalon po shpopullohet më shumë

Kjo që shikoni dikur ka qënë qëndra e qytezës Fermë Çlirim e cila kishte jetë e gjallëri jo vetëm nga nxënësit e shkollës së mesme rajonale bujqësore “Rakip Kryeziu” por edhe nga banorët e intelektualët që punonin e jetonin në të.

Sot kjo ish qytezë është kthyer si një lagje e abandonuar e Fierit edhe pse ndodhet vetëm 4 km larg qëndrës Fier

Pa trotuare e ndriçime, pa parqe shlodhës e kënde lojrash për fëmijët ku si thonë banorët, fëmijët nga 0 deri 14 vjeç, ata pak që janë,  rrinë në cepa rrugësh  duke pirë cigare duhani apo hashashi, ndërsa mosha e tretë ata pak që janë luajnë domino në atë vend të quajtur park shlodhës.  Muk kanë me se të merren, nuk u afrohet asgjë.

Sikur të mos mjaftonte kjo nga afro 1000 familja që ka pasur kjo ish qytezë  ¾  e saj janë pa kanalizime të ujrave të zeza. Ato ashtu si dalin nga banesat shkojnë në kanalet në sipërfaqe anës rrugës e në fund të lagjes 100 metra larg derdhen në kolektor të hapur ku lagja mban arome fekalesh

Në qëndër të Fermës Çlirim takuam ata pak persona që janë mosha e tretë sepse shumica për shkak të papunësisë e skamjes kanë shkuar në emigracion. Ata pohojnë se kanë ikur, nuk kanë çfarë të bëjnë, punë ska, investime ska, çdo gjë e shkretë.

Dikur kjo shkollë e mesme rajonale bujqësore ka nxjerr kuadro të mesëm , baza e furnizimit me stundetë e Universtitet Bujqësor në Tiranë. Banorët thonë se studionin nxënës nga zonat e Lushnejs e deri në Sarandë afro 1500 nxënës të arsimit të mesëm ndërsa sot nuk i kalojnë 150

Ndërkohë që flitet me të madhe për arsimin, kthimin e syve të qeverisë tek arsimi profesional, tek investime të tipit “Rilindje Urbane”, ish qyteza Fermë Çlirim për mungesë investimesh, për mungesë punësimi banorët i kanë vënë drynin banesave  dhe janë larguar në emigracion, kjo duket qart nga rrugët bosh dhe të pa mirmbajtura/ALB365/Xh B

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME