Fier – Fermerët që kanë tokat poshtë autostradës Levan – Tepelenë.në zonën e Frakullës në protestë.
Po na mbyten tokat, pastroni kanalin e Kalinores, sistemoni nën kalimet në autostradë se janë të pakalueshme, përmbyten nga rreshjet.
Banoret e Ades ne Frakull te Fierit protestojne njezeri per lenien ne harrese te kanalit kullues i njohur ndryshe edhe si Kalinora 2 5 km i gjatë, i cili prej me shume 5 vitesh eshte i papastruar .
Sipas banoreve me stinen e reshjeve fillojne dhe permbytjet e tokave e te serave qe nder vite ka shkaktuar miliona leke deme. Ky kanal me nje gjatesi prej me shume se 2.5 kilometra , pershkon disa fshatra por me problematik mbetet fshati Ade ku rrezikohen rreth 200 ha toke vecanerisht ne zonen poshte autostrades.
Per kete situate jemi ankuar shpeshhere thone banoret por situata vijon te mbetet e pandryshueshme.
Sipas tyre jo vetem kanali kullues por edhe kanalet dytesore jane ne meshire te fatit duke i lene fermeret gjate muajve te reshjeve perballe rrezikut te permbytjeve.
Ata apelojne te indinjuar nga neglizhenca shumevjecare per kthimin e vemendjes te institucioneve pergjegjese, ne zonen e tyre pasi pothuajse cdo vit permbyten dhe demshperblime nuk kane perfituar asnjehere.