Jugu i vendit në errësirë totale, ndërpritet energjia në Vlorë, Lushnjë, Fier, Berat.

Jugu i vendit nga Shkozeti, Rrogozhina, Berat, Fier , Vlorë është në errësitë totale prej orës 17 e 30 minuta
Sipas raportimeve për redaksinë e SYRI-t, mësohet se në qytetin e Vlorës, Beratit, Fierit dhe Lushnjës, nuk ka energji elektrike.
Qyteti i Vlorës ka 20 minuta në errësirë totale, pasi ka pasur një ndërprerje të papritur të energjisë elektrike. Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ndërprerjeje, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk kanë bërë ende asnjë reagim për situatën.

Burime të informacionit nga OSHEE, bëjnë me dije se ka pasur një difekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.
Gjithashtu nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-çit.
Nuk dihet se cili ka qënë shkaku. Grupet e punës janë në terren. Nuk dihet se sa do të zgjasë situata pa energji, por me përcaktimin e defektit do të kalohet furnizimi nga linjat dytësore.
Disa fshatra të Fierit që furnizohen me sistemin e vjetër kanë energji elektrike sikundër institucione si gjykata, prokuroria, policia, spitali, burgu kanë energji elektrike nëpërmejet gjeneratorëve sikundër edhe disa biznese private si supermarkete apo qëndra tregëtare.
TEC-et lundruese qe u ankorohen prej një viti në Vlorë, por s’prodhojnë energji! Sot vlora është pa energji elektrike
Deklarat e ministres Balluku
Sot Shqipëria ka mundësinë që të ketë dy njësitë gjeneruese të energjisë në një nga momentet më të vështira, ku i gjithë tregu, të gjitha shtetet, kanë lobuar për t’i pasur njësitë gjeneruese që ka pasur tregu. Dhe këto janë një fat për ne, pasi do të na ofrojnë një energji elektrike që sot tregtohet përmes bursave me më shumë se 600 Euro për megavatorë.”, deklaronte ministrja e Infrastrutkurës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjatë inspektimit të dy anijeve të prodhimit të energjisë që kishin mbërritur në gjirin e Vlorës.
TEC-i i përbërë nga dy anije lundruese u mor me qira nga Korporata Energjetike Shqiptare, me qëllim përmbushjen e nevojës për energji të vendit në kulmin e krizës energjitike.
Anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” fillimisht u ankoruan në portin Petrolifera Italo Albanese – që shërben për transportim të naftës, për t’u zhvendosur përfundimisht në zonën e Triportit të Vlorës.











