AKTUALITETEKONOMIKRYESORE

Fermerët e luleshtrydhes në protestë. Shkaku, bllokimi i eksporteve nga shtetet fqinje. Prodhimi po hidhet në Vjosë

Fier – Pas lajmeve  se nga Greqia jane futur ne Shqiperi luleshtrydhe me pesticide, jo vetëm shteti fqinj ppr Kroacia, Sllovebia, Kosova duket se ka marre masa reciproke duke bllokuar importin e luleshtrydhes nga Shqiperia. kjo ka ngritur ne proteste fermeret e fshatrave te zonës me luleshtrydhe të Fierit

Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme , kanë sjellë një rënie të ndjeshme të cmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Cmimi i ulët ka ngritur mesditën e sotme në protestë fermerët e kësaj zone të cilët pohojnë se nga 150 lekë të reja që duhej të tregtohej një kilogramë, sot ka arritur në 40 lekë . Është e padrejtë té penalizohemi thonë ata njëzëri teksa theksojnë se shitja që prej një jave është bllokuar.

Fermerët kanë pohuar gjithashtu se prodhimi tashmë ka përfunduar në lumin Vjosë ndërsa në shenjë proteste fermerët kanë hedhur përtokë arkat me luleshtrydhe.

Përballë kësaj situate fermerët kanë pohuar se janë drejt falimentimit ndërsa apelojnë për ndihmë nga shteti në përballimin e kësaj situate.

Ata thonë gjithashtu se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i vështirë ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Shitja – Nga 9000 lekë ne 3000 lekë arka për shitje
Mbi 500 prodhues luleshtrydhe në zonë
Mbi 250 ha vetem luleshtrydhe të mbjella
Prodhimi vjetor mbi1000 tonë luleshtrydhe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button