Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFernerët e vreshtarisë në vështirësi, nuk u njihen subvencione as dëmshpërblim (vidio)

Fernerët e vreshtarisë në vështirësi, nuk u njihen subvencione as dëmshpërblim (vidio)

Rroskovec – Fermerët e vreshtarisë në vështirësi ekonomike. Po marrin 50% të prodhimit. Moti në pranverë u dëmtoi vreshtat por qeveria nuk i subvencionon dhe dëmshpërblen

Në treg për vitin 2023 do të ketë.më pak rrush, më pak  verë e raki nga përpunimi i tij dhe ajo që do të shitet do të ket çmim më të lart se vitet e kaluara.
Shkaku sipas fermerëve të vreshtarisë është sasia e pakët e prodhimit për shkak të motit të keq në stinën e pranverës që u shkaktoi dëme nga breshëri e rreshjet me rrebesh

Edmond Plaka vreshtar i zonës së Kumanit në Rroskovec thotë se ka 11 dynym vresht të ndara në dy parcela. Këtë vit jemi dobët , na dëmtuan shirat e breshëri në pranverë si dhe lagështia e tepërt. Sasinë e rrushit të prodhuar e përpunojmë  verë e raki dhe e përdorim në lokalin ton në fshat. Qeveria nuk na subvencionon, na ka hequr nga skema e subvensionit e plus as dëmshpërblim nuk na jep, thotë ai.

Sherif Manaj një tjetër fermer nga kjo zonë. Ai ka një sipërfaqe prej 22 dynym vresht. Ai thotë se nuk ka pasur dëme nga rreshjet e  pranverës por qeveria duhet ti mbështesë vreshtarët e jo ti mbaj jashtë skemës së subvencionit.

Duke parë nga njëra anë mungesë tregu, rënie prodhimi por edhe heqje nga skema e subvencioneve një pjesë e tyre po i presin e po i shkulin hardhitë e vreshtave.

Zona kodrinore e Roskvecit është e pasur me vreshta e kultivarë të ndryshëm ku blihet shumë nga kantina të prodhimit të verës . Ata thonë se qeveria duhet ti subvencionojë ashtu si bën me fermerë në kultura të tjera bujqësore e blegrorale

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME