BOTA

Ferrari në flakë, si humbi jetën ideatori i lojës “Call of Duty”

Vince Zampella, producenti dhe zhvilluesi i videolojërave “Call of Duty”, “Titanfall” dhe “Star Wars Jedi” ka humbur jetën. Ai ishte 55 vjeç. Aksidenti ndodhi në Kaliforni. Ferrari me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas me një barrierë betoni.

Makina shpërtheu në flakë dhe Zampella mbeti i bllokuar brenda, duke humbur jetën në vendngjarje. Një pasagjer tjetër ndërroi jetë në spital.

Është ende e paqartë nëse Zampella ishte në timon apo ulur pranë shoferit. Raportet fillestare sugjerojnë se pasagjeri u hodh nga automjeti nga përplasja, ndërsa shoferi mbeti i bllokuar në kabinën që po digjej. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Zampella ishte bashkëthemelues i kompanisë “Respawn Entertainment” dhe ish-drejtor ekzekutiv i “Infinity Ward”, studios që lançoi ekskluzivitetin e lojës “Call of Duty”. Në vitet e fundit, ai gjithashtu drejtoi ekipin e zhvillimit të ekskluzivitetit të lojës “Battlefield” duke lënë një gjurmë të thellë në industrinë e videolojërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button