Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFieraku Bernardo Sopai shkatërron brazilianin dhe feston me flamurin kuqezi

Fieraku Bernardo Sopai shkatërron brazilianin dhe feston me flamurin kuqezi

Sportistët shqiptarë po arrijnë të shkëlqejnë anembanë botës, në disiplinat ku ata marrin pjesë. Një nga këta është edhe fieraku Bernardo Sopai, i cili po e tregon veten në sportet luftarake.  23-vjeçar që merr pjesë në MMA, mori fitoren e tretë radhazi mbrëmë në “Allstars Fight Night 4” në Stokholm.

Fieraku u përball me brazilianin 28-vjeçar, Xhovane Vargas, në ngjarjen kryesore të aktivitetit. Bernardo Sopai arriti të mposhtë brazilianin Vargas që në raundin e parë, kjo falë nisjes së vrullshme që i bëri takimit.

Pas triumfit me kundërshtarin brazilian, Sopai mori një flamur shqiptar, kuq e zi, duke festuar brenda ringut.

23-vjeçari shqiptar ka një bilanc pozitiv prej 10 fitoresh, një barazim, si dhe dy humbje në MMA. Sopai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Suedi në kategorinë MMA

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME