Fieri feston Vitin e Ri 2026 mes fishekzjarresh, muzike dhe urimeve për paqe e begati

Fier – Qindra qytetarë fierakë kanë dalë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në sheshin qendror të qytetit për të festuar ardhjen e Vitit të Ri 2026.
Atmosfera festive ka nisur që në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa sheshi është mbushur me familje, të rinj dhe fëmijë, të gjithë të bashkuar për të përcjellë vitin 2025 dhe për të mirëpritur vitin e ri me shpresë dhe gëzim.
Në momentin e ndërrimit të viteve, në orën 00:00, qytetarët kanë ndezur dhe hedhur fishekzjarre, duke ndriçuar qiellin e Fierit me ngjyra festive. Mes përqafimeve dhe urimeve, ata i kanë dëshiruar njëri-tjetrit një vit të mbarë, me më shumë begati, shëndet, paqe dhe mbarësi për çdo familje.
Pas spektaklit të fishekzjarreve, festa ka vijuar me koncertin e organizuar nga Bashkia e Fierit, ku qytetarët kanë kërcyer dhe festuar në tingujt e muzikës live, me këngë të njohura dhe hite festive që kanë mbajtur gjallë atmosferën deri në orët e para të mëngjesit.




Ndërrimi i viteve në Fier është shndërruar edhe këtë herë në një festë qytetare plot gjallëri, duke dhënë mesazhin e unitetit, shpresës dhe optimizmit për një vit 2026 sa më të bukur për të gjithë.
Policia, zjarrfikset e ambulanca në gadishmëri për të shmangur rastet e rrezikut









