AKTUALITET

Flakët përfshijnë sipërfaqen hamullore në Topojë, rrezikohet një banesë

Fier – Një sipërfaqe hamullore është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në fshatin Topojë, në Bashkinë Fier.

Të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë të pabanuar pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur neutralizimin në kohë të flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesës.

Ndërkohë, situata ka shkaktuar panik te banorët e zonës, të cilët i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button