AKTUALITETTOP-NEWS

Mesazhe te dyshimta ndaj 13-vjeçares, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnjë”

Lushnje – Një mësues 60-vjeçar në Lushnjë është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, përmes mesazheve, një nxënëse 13-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar shtetasin me inicialet M. S., 60 vjeç, me detyrë mësues në një shkollë në Lushnjë.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është denoncuar nga prindërit e të miturës. Pas komunikimeve që vajza kishte në telefon, prindërit janë drejtuar në polici dhe kanë bërë kallëzim për rastin.

Sipas të dhënave të administruara gjatë hetimit, dyshohet se mësuesi i kishte dërguar prej kohësh të miturës mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme. Pas denoncimit, policia ka kryer veprimet hetimore dhe ka administruar provat e paraqitura në lidhje me komunikimet.

E mitura, sipas burimeve të mësipërme, ka qenë e tronditur nga situata dhe ua ka treguar prindërve komunikimet që kishte pasur në telefon. Pas marrjes së denoncimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, policia ka bërë arrestimin e 60-vjeçarit.

Policia njofton se materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.

Autoritetet nuk kanë bërë publike identitetin e plotë të të miturës, në respektim të privatësisë së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button