Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFlamur Noka: Bëjmë gjithçka që të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike

Flamur Noka: Bëjmë gjithçka që të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka thënë se do vazhdojnë me takime, që të krijojnë një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira.

Këtë deklaratë, Noka e bëri për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ku theksoi se u deshifrua mesazhi i protestës së qytetarëve më 20 Shkurt.

“Ne do zbresim në bazë të gjithë, do zbresim të takojmë të gjithë qytetarët do takojmë pensionistë, fermerët, arsimtarët, mjekët, nëpunësit, të papunët, rininë, do jemi çdo ditë në kontakt me ta për të drejtuar gjithë këtë energji njerëzish dhe për t’i dhënë mundësi çlirimi kësaj energjie që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike me një qeveri teknike. U analizua edhe një pikë tjetër, pas datës 16 Shkurt shqiptarët nuk mund të pranojnë kryeministër McGonigal. Mcgonigal në SHBA u dënua, por çështjen shqiptare në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë është që McGonigal shqiptar të largohet nga karrigia e pushtetit dhe t’i hapë rrugë një qeverie teknike dhe një qeverie që të ketë një synim, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Flamur Noka.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME