Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFlet gruaja e shqiptarit të vrarë në Ekuador: Ndodhi para syve

Flet gruaja e shqiptarit të vrarë në Ekuador: Ndodhi para syve

Një tjetër shqiptar u ekzekutua me armë zjarri në qytetin Guajakil në Ekuador mbrëmjen e kësaj të premteje. Viktima është identifikuar si Arjanit Rizaj, 53-vjeç. Ai është qëlluar përpara spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij e cila po vizitonte babanë e sëmurë.

Vetë shqiptari po qëndronte brenda automjetit të tij të parkuar në oborrin e spitalit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 me orën lokale. Sipas mediave ekuadoriane, autorët kanë qenë dy persona që lëviznin me një motoçikletë të bardhë. Njëri prej tyre qëlloi disa herë dhe më pas u larguan në drejtim të paditur. Bashkëshortja e 53-vjeçarit shqiptar ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa të gjithë skenën nga shumë pranë.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, kalimtarët e rastit janë munduar t’i japin ndihmë, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë.

“Po i rrjedh gjak. Po vdes! Kujdesu për të! Thirrni policinë!” – dëgjohen të bërtasin disa persona. Sipas të dhënave, shqiptari ka marrë 9 plumba nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Shumica të pranishmëve që kanë parë ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar.

Disa të tjerë i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë. E kanë zbritur nga makina dhe e kanë çuar në derën e urgjencës, por pasi nuk ka marrë vëmendje e kanë transferuar në një shtëpi të kujdesit ku vdiq ku 53-vjeçari ndërroi jetë pas pranimit.

Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se ai nuk punonte, pasi nuk ishte i legalizuar në Ekuador. Sipas saj, ai ndihmohej me para nga Shqipëria ose nga një vëlla që kishte me banim në Kanada. Ajo tha se nuk e kishte idenë për arsyet e vrasjes.

Vrasja ndodhi në të njëjtën ditë kur u arrestua Dritan Rexhepi, kreu i kompanisë “Bello”. Me një histori të gjatë në Ekuador, ai u arrestua nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME