Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFlet ish-e dashura e McGonigal: Paratë, lidhjet me Ramën, Nezën dhe Shqipërinë

Flet ish-e dashura e McGonigal: Paratë, lidhjet me Ramën, Nezën dhe Shqipërinë

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, e cila denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama. Ajo tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit.

Në rrëfim flet edhe se si ai ishte justifikuar duke i thënë se i fitoi paratë në loto në një ndeshje bejsbolli. Për sa i përket marrëdhënies së ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Rama ajo e cilëson si një miqësi të pazakontë.

“Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit. Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin. Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë” – thotë Guerriero.

Ajo u pyet edhe për Agron Nezën, bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit të saj.

“Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria” – thotë ajo.

Pasi dërgoi një email në FBI për dyshimet e saj mbi paratë që kishte ish-i dashuri ajo tregon se si FBI shkoi në shtëpinë e saj dhe i tregoi disa foto.

“Po më bën një thirrje për tu paraqitur dhe për të përcaktuar nëse do të isha një dëshmitare e mirë kundër McGonigal. Më intervistuan dhe më pas vendosën që unë nuk kisha asgjë për të ofruar si dëshmitare. U vendos nga organi hetimor që të mos kualifikohesha si dëshmitare. Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjjet do të merren në kohën e duhur” – shtoi ajo.

Guerriero thotë se McGonigal nuk shpenzonte shumë për të, por shkonin në restorante të shtrenjta. Ajo përshkruan edhe momentin kur gjeti paratë në shtëpi.

“Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë, më ra në sy afër këpucëve në dysheme një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin, por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë: “OK, shumë bukur!” Nuk i kushtova shumë rëndësi veprimeve të tij. Gjatë marrëdhënies tonë në janar të 2017 unë kam patur një ndërhyrje vazektomi e dyfishtë dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time. Nuk kam pasur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë.

Nuk kam patur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madh parash të cilën e vura në pikëpyetje. Në Neë York të kesh para cash 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete. Nuk e kam parë herë të tjera të vijë me çanta të mëdha me para në dorë, që të më bënte të dyshojë” – thotë ajo.

“Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Neë York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.

Në Shqipëri janë takuar dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI. Nuk flisnim për punën. Apo për kolegët e tij apo ato që bënte ai në punë” – thotë ajo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME