Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETFlet mjeku, Si transmetohet lija e majmunit

Flet mjeku, Si transmetohet lija e majmunit

Mjeku infeksionist, Edmond Puca ka folur rreth lisë së majmunit, sëmundje kjo që ka filluar të përhapet masivisht ditët e fundit. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi prejardhjen e kësaj sëmundje dhe ecurinë e saj në botë. Puca ndau edhe disa nga mënyrat e përhapjes mes njerëzve.

Sipas mjekut, kjo sëmundje ka qenë nën rrogoz, por tani janë stimuluar disa faktorë, të cilët kanë bërë që të dalë në sipërfaqe.

“Në muajin maj, rastet kanë marrë një rritje galopante dhe të dhënat botërore të shëndetësisë deri ditën e premte raportonin pothuajse 29 vende, të cilat e kanë për herë të parë si sëmundje përjashtuar vendet afrikane. Numri i rasteve është pothuajse 1 mijë persona të prekur për vendet që e kanë për herë të parë, përveç vendeve të Afrikës që shkon 1 mijë e 400 persona të prekur. Kështu që si përhapje është pak problematike. Unë do të thoja që nuk është shumë problematike si sëmundje, nëse do ta vlerësoja si virus. Por në aspektin e përgjithshëm, dikur ishte në gjumë si sëmundje, po flinte, pse u zgjua në mënyrë kaq të papritur lë pak pikëpyetje për t’i diskutuar.

Frika ekziston, por unë do të thoja që ne të mos shqetësohemi aq shumë. Më tepër kjo i takon personave që merren me shëndetin, për të parë se pse kjo sëmundje u zgjua. Është një ide që ndoshta kjo sëmundje ka qenë në rrogoz, sepse dukej pak e vështirë se si mund të përhapej kjo sëmundje pavarësisht faktorëve që e favorizojnë atë. Është një ide e disa laboratorëve, por jo e konfirmuar plotësisht se ndoshta kjo sëmundje ka qenë nën rrogoz, por tani janë stimuluar disa faktorë.

Dihet që kjo sëmundje se pavarësisht se e ka emrin lija e majmunit, janë disa lloj brejtësish afrikanë, të cilët arrijnë ta transmetojnë dhe mënyra e sjelljes së personave në ato vende, mënyra se si i gjuajnë ato kafshë, ndoshta mishi që merret në ato vende mund të jetë një mënyrë transmetimi shumë e mirë nga brejtësi te njeriu. Pastaj është vënë re që kjo duke qenë një sëmundje virale ka faktor favorizues kontaktin e ngushtë me njëri-tjetrin. Një grup i akuzuar janë personat që kryejnë marrëdhënie seksuale se transmetohet përmes prekjes së lëkurës”, u shpreh Puca./abcnews.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME