Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFlori i rrem/ Vlera 200 mijë euro, arrestohen 2 italianë

Flori i rrem/ Vlera 200 mijë euro, arrestohen 2 italianë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas italian, të cilët akuzohet se i kanë shitur ar të rremë disa argjendarive në Tiranë dhe Podgoricë, ndërsa kishin vënë në shënjestër një tjetër argjendar në këtë qytet. Mësohet se dy italianët përzienin floririn me metale të tjera dhe gjatë periudhës qershor-gusht 2022, e kanë shitur me vlerë 200 000 euro në Tiranë dhe Podgoricë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME