AKTUALITET

FNSH zbarkon në Vlorë, katër të shoqëruar në polici

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe banesa. A2CNN raporton se këtë të enjte janë kryer kontrolle në banesa ku ka pasur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Burime informacioni pohojnë se katër persona janë shoqëruar për në ambinetet e policisë.

Ndërkohë që kontrollet janë kryer në vendbanimet ku ka pasur informacion edhe nga shtetet fqinje që mund të jenë të strehuar persona në kërkim me rrezikshmëri kriminale.

Këtë mbrëmje aksionet e kontrollit nga FNSH po zhvillohen në segmentet kryesore rrugore. Në fokus të këtyre kontrolleve janë automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj ku dyshohet se mund të fshihen personat në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button