Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFondet e partive/ Paratë e PD shkojnë tek Lulzim Basha

Fondet e partive/ Paratë e PD shkojnë tek Lulzim Basha

Bashkimi Berisha-Bardhi do të përballet me sfidë financiare. Ndonëse “Rithemelimi” vazhdon të mbajë çelësat e selisë, paratë do vijojë t’i marrë Lulzim Basha, pasi juridikisht ai njihet si drejtues i Partisë Demokratike, në llogarinë bankare e së cilit do kalojnë 106 milionë lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati të shpërndajë fondin financiar që buxheti i shtetit i ndan partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 2021.

Fondet vjetore përcaktohen në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare. Shuma në total që përfitojnë partitë politike nga nga buxheti i shtetit kap shifrën e 345 milion lekeve dhe pjesën e ‘luanit’ do e marrë Partia Socialiste, e cila arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për të qeverisur e vetme. 74 mandatet e fituara përkthehen në 151 milion lekë për selinë rozë.

Partia e Lirisë në zgjedhjet e fundit parlamentare zbriti në nivelin e vitit 2009, duke siguruar vetëm 4 mandate, që përkthehet në më pak para për arkën e partisë, rreth 15 milion lekë, ndërkohë tre mandatet e PSD, do të thotë 12 milion lekë në arkën e partisë.

Krahas partive te mëdha, para do përfitojnë edhe subjektet garuese, të cilat edhe pse nuk arritën të sigurojnë një ulëse në Parlament, kaluan pragun e votave për të përfituar nga ‘thesi’ i parave që ndan buxheti i shtetit./TCH

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME