Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAINTERPOL nxjerr urdhër-arreste ndërkombëtare për të gjithë terroristët e Banjskës

INTERPOL nxjerr urdhër-arreste ndërkombëtare për të gjithë terroristët e Banjskës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtare të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ministri tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila sipas tij është duke strehuar dhe akomoduar terroristët, i dorëzon tek autoritet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë.

“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, shkroi Sveçla.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristin Milan Radoiçiq, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin terrorist të 24 shtatorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME