Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREQerimaj e Ramadani nënkampionë Europe, kthehen me 3 medalje të argjendta

Qerimaj e Ramadani nënkampionë Europe, kthehen me 3 medalje të argjendta

Në Sofie, peshëngritja shqiptare është kthyer protagoniste, duke marrë rezultate brilante në kampionatin Europian. Kuqezinjtë kanë fituar vetëm ditën e sotme tre medalje argjendi: protagonistë kanë Kristi Ramadanin dhe Erkand Qerimajn në kategorinë e peshave 81 kg, që shpallen kështu nënkampionë kontinentalë.

Erkand Qerimaj tregon edhe njëherë se vazhdon të jetë në nivel të lartë. Shkodrani është fitues i medaljes së argjendtë, në Baterinë A, duke u shpallur nënkampion i Europës me 155 kg. Në këtë stil medalja e artë u fitua nga italiani Oscar Reyes Martinez me 155 kg. Surpriza e madhe ishte Ramadani. Shtangisti e nisi nga Bateria B me rezultatin 151 kg, duke u renditur në vend të katërt. Më pas 23 vjeçari rrëmbeu dy medalje argjendi.

Në stilin e shtytjes, Ramadani ngriti 190 kg, duke i shkuar pranë edhe medaljes së artë. Në fund, një vend i dytë, që është gjithashtu fantastik. Me 341 kg, ai koleksionoi edhe medaljen e dytë të argjendtë në dygarësh, duke mbyllur një Europian fantastik. Në shtytje, Qerimaj e mbylli me 180 kg, duke u klasifikuar në vend të gjashtë. I katërti shkodrani në dygarësh, me rezultatin 335 kg.

Garat e përfaqësues shqiptare në Sofje do të vijojnë të shtunë në orën 16:00 me Ertjan Kofshën në Baterinë A të peshave 89 kg. Të dielën do të jetë radha për Ermand Tabakun në kategorinë e peshave 96, ndërsa konkurrimi kuqezi do të mbyllet të hënën me Albert Metën dhe Franko Ferrën në peshat 109 kg.

SHTANGISTËT KUQEZINJTË NË EUROPIAN

Briken Calja 73 kg
148 kg në shkëputje, vendi i shtatë
180 kg në shtytje, vendi i pestë
328 kg në total, vendi i pestë

Erkand Qerimaj 81 kg
155 kg në shkëputje, medalje argjendi
180 kg në shtytje, vendi i gjashtë
335 kg në total, vendi i katërt

Kristi Ramadani 81 kg
151 kg në shkëputje, vendi i katërt
190 kg në shtytje, medalje argjendi
341 kg në total, medalje argjendi

Ertjan Kofsha 89 kg
(17 shkurt, ora 16:00)

Ermand Tabaku 96 kg B
(18 shkurt, ora 10:00)

Albert Meta 109 kg B
(19 shkurt, ora 09:00)

Franko Ferra 109 kg B
(19 shkurt, ora 09:00)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME