Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREReali me Mbappé do të jetë një skuadër e destinuar të futet...

Reali me Mbappé do të jetë një skuadër e destinuar të futet në histori

Mbappé do të luajë për Real Madrid sezonin e ardhshëm. Mendimi nuk mund të mos shkojë te një ekip që do të ketë një sulm me Belligham pas francezit dhe Vinicus e Rodrygo në krahë, për një 4-2-3-1 fantastik, me dyshen para mbrojtjes Camavinga-Valverde. Vetëm një trajner i aftë të ndërthurë aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale me përvojën për të gjetur vendin e duhur në fushë për kampionët nuk mund të trembet nga kaq shumë kualitet. Florentino Perez tashmë e ka njeriun e duhur në shtëpinë e tij. Carletto Ancelotti, në një tjetër sfidë në një karrierë unike, ka gjithashtu mundësinë që nga sezoni i ardhshëm të ketë në dispozicion edhe xhevahirin e Palmeiras Endrick, një sulmues i lindur në vitin 2006.

Logjika e mbushjes së skuadrës me kampionë është e vjetër sa vetë Real Madrid. Mjafton të mendosh për epokën e Kopa, Di Stefano, Puskas dhe Gento ose, për t’u kufizuar në shekullin e ri, Madridin e Champions League nga viti 2002 e në vazhdim. Edhe në këtë raste filloi me një trajner menaxhues si Del Bosque. Në Bernabeu, fitorja nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi. Duhet dhënë edhe spektakël por pa qenë shumë skematikë. Nuk është rastësi që thuajse asnjëherë nuk ka pasur preferencë për një trajner që i kushtohet një organizimi ofensiv tepër të kodifikuar. Me përjashtim të Benito Floros në vitet ’90, trajneri që kishte ndërtuar me Albacete një makinë kaq të përsosur saqë u mbiquajtur “El Queso Mecanico” (djathë mekanik, për ngjashmëritë me Holandën e madhe dhe për atë që është produkti tipik i zonës).

GALAKTIKËT

Më mirë, me pak fjalë, të mbushësh ekipin me kampionë dhe t’ia besosh atë trajnerëve që nuk kanë shumë ambicie taktike. Kjo është arsyeja pse në epokën Del Bosque luajtën së bashku (fituan Champions në 2002 kundër Bayer Leverkusen) Figo, Solari, Zidane, Raul dhe Morientes, me edhe Roberto Carlos në të majtë të mbrojtjes. Një vit më pas nuk u shtua askush tjetër veç Ronaldo Fenomenit, një vit më pas Beckham i cili për t’u lënë vend të gjithë kampionëve të tjerë u shndërrua në një mesfushor qendror. Vetëm se duke humbur Makelele, faza mbrojtëse u bë makth.

Në vitin 2009 Florentino provoi sërish me blerjen milionere të dy prej kampionëve më të mëdhenj të momentit: Cristiano Ronaldo dhe Kakà. Megjithatë, Champions League u fitua sërish nga Real me Carlo Ancelotti në pankinë në vitin 2014. Në mesfushë, në derbin e finales me Atletico Madrid, ishin Di Maria, Modric dhe Khedira, në sulm treshja Bale-Benzema-Ronaldo. Dy vjet më vonë filloi cikli i artë i një tjetër menaxhuesi të madh që sapo ishte bërë trajner: Zinedine Zidane. Formacioni është pak a shumë i njëjtë, por në mesfushë janë shtuar dy lojtarë të jashtëzakonshëm si Kroos dhe Casemiro. Më pas erdhi kryevepra e fundit, ajo e vitit 2022, me rikthimin e Carlettos në stol. Cristiano nuk është më, por janë dy kampionë të kalibrit të Valverde dhe Vinicius.

Shkurtimisht, historia na mëson se ndonjëherë mbledhja e shumë kampionëve nuk është aq kundërproduktive sa thonë. Mjafton të gjesh vetëm trajnerin e duhur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME