Foto/ Vritet shqiptari në Greqi, identifikoi autorin në telefonatën e fundit

Greqi – Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së enjtes (22 maj) në Rafinë të Greqisë, ku një shtetas shqiptar, 41 vjeç, u gjet i pajetë në një zonë rurale, mes vreshtave, pas një kërkimi që zgjati afro 18 orë. Viktima, para se të ndërronte jetë, kishte arritur të telefononte bashkëshorten, duke i dhënë emrin e njeriut që e qëlloi dhe duke i kërkuar ndihmë me shpresën se do ta gjenin gjallë.
Sipas mediave greke, forcat e policisë u vu në lëvizje menjëherë pas njoftimit të gruas së tij, por për orë të tëra nuk u arrit të gjendej asgjë. Fillimisht u zbulua celulari i tij i mbuluar me gjak dhe pak metra më tutje, trupi i pajetë i 41-vjeçarit.
Autori i dyshuar është gjithashtu një shtetas shqiptar, me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Hetimet paraprake ngrenë dyshime se motivi i vrasjes lidhet me larje hesapesh të vjetra mes të njohurve.





Viktima dyshohet se ka pasur edhe më parë përplasje me ligjin për vepra të ndryshme penale, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Ngjarja rikthen në vëmendje përplasjet mes grupeve shqiptare në emigracion, ku shpesh konfliktet janë zgjidhur duke përdour dhunën ekstreme.
