BOTA

Burri shqiptar ther për vdekje gruan, tenton të vetëvritet

Tjetër ngjarje tragjike në Greqi, ku një tjetër grua shqiptare vritet! Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, në malin Rodop e goditi për vdekje gruan e tij me thikë dhe më pas u përpoq t’i jepte fund jetës së tij.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një çift, prindër të tre fëmijëve. Po ashtu raportohet se ka qenë vajza e madhe e çiftit ajo që njoftoi Policinë Kombëtare Greke. Gruaja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Burri, i cili thuhet se është 58 vjeç, u vetëplagos me thikë.

Ai u dërgua në spital, ku po trajtohet nën mbikëqyrje. Incidentet midis çiftit u regjistruan përsëri në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës . Gruaja më pas kishte ngritur padi kundër burrit të saj për kërcënim. Burri ishte arrestuar më pas në kontekstin e një ndalimi rrugor për dhunë në familje. Hetimet e policisë për rrethanat e sakta në të cilat ndodhi krimi janë në kulmin e tyre.

Çfarë dihet për çiftin shqiptar në Greqi?

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një burrë shqiptar dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës.

Sipas të dhënave që siguron News24, autori është Bujar Meco, 53 vjeç, nga Gramshi, ndërsa viktima është Esma Meco, 44 vjeçe, po nga Gramshi. Çifti shqiptar ishte prindër i tre fëmijëve.

Ngjarja ndodhi në zonën e Rodopit, ndërsa rrethanat e sakta të krimit janë ende nën hetim. Gruaja u plagos rëndë me thikë dhe u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Pas sulmit ndaj bashkëshortes, 53-vjeçari tentoi vetëvrasjen. Për mënyrën se si ka tentuar t’i japë fund jetës ka raportime të ndryshme në mediat greke, disa raportojnë se është vetëplagosur me thikë, ndërsa të tjera se ka konsumuar naftë. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet nën trajtim dhe mbikëqyrje.

Sipas raportimeve të para, një prej fëmijëve të çiftit ka njoftuar autoritetet greke për ngjarjen. Ngjarja merr një tjetër dimension pasi, sipas informacioneve të publikuara më herët, çifti kishte pasur probleme të mëparshme.

Incidentet mes tyre ishin regjistruar edhe në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës, ku Esma Meco kishte bërë kallëzim ndaj bashkëshortit për kërcënim. Në atë kohë, Bujar Meco ishte arrestuar në kuadër të një ndalimi policor të lidhur me një rast dhune në familje.

Hetimet e autoriteteve greke vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, motivet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button