SPORT

Kristjan Asllani ka thënë po! Fabricio Romano publikon shifrat për transferimin te sheikët

Kristjan Asllani i ka hapur dyert mundësisë së një transferimi përfundimtar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Fabricio Romano, i cili ka zbuluar se mesfushori shqiptar i cili fillimisht hezitonte për t’u transferuar te Al Xhazira, tashmë është gati të thotë po nëse plotësohen kushtet e tij ekonomike.

“Al Xhazira ka arritur një akord verbal me Interin për Kristjan Asllanin.

Tarifë prej 2 milionë eurosh për huazimin plus klauzolë blerje prej 6,5 milionë eurosh që do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte të caktuara.

Detajet duhen fiksuar ende pasi lojtari i ka hapur derën mundësisë për transferimin, po diskutohen ende detajet e kontratës”, shkruante Romano në një postim në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button