Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFundjavë e dhunshme në Fier dhe Lushnje

Fundjavë e dhunshme në Fier dhe Lushnje

Fier – Katër raste të ushtrimit të dhunës këtë fundjavë në Fier e Lushnje. Policia pohon zyrtarishtë se në Fier janë zënë mes tyre katër persona dy në Roskovec e dy në Levan ndërsa rastet e tjera janë ushtrim dhune ndaj familjarëve në Lushnje dhe një fshat të saj

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit B. Gj., 62 vjeç dhe D. F., 54 vjeç, pasi në aksin rrugor Levan-Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetet e tyre, janë përplasur me njëri tjetrin duke shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit T. T., 39 vjeç dhe V. T., 58 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi për motive të dobëta, janë goditur me njëri tjetrin me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin V. K., 60 vjeç.

Po nga këto struktura, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 45 vjeç, banues në Pluk, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME