SPORT

Gafë e Kim, Meksika skuadra e parë e kualifikuar në 1/16: tripletë e David, goleadë e Kanadasë

Nuk zhgënjejnë pritshmëritë dy vendet organizatore, në nisje të xhiros së dytë të ndeshjeve në grupe.

Nuk zhgënjejnë pritshmëritë dy vendet organizatore, në nisje të xhiros së dytë të ndeshjeve në grupe. Meksika është bërë skuadra e parë e kualifikuar në 1/16 e Botërorit 2026 pas fitores me Korenë e Jugut. Rikthehet fuqishëm Kanadaja, pas barazimit në debutim, shkatërroi 6-0 Katarin, falë tregolëshit të David.

Goleadë e Kanadasë, tripletë e David

Kanadaja mposhti 6-0 Katarin në një ndeshje të Grupit B të Botërorit 2026, e luajtur në Vancouver. Golat e amerikanoveriorëve u shënuan nga Larin në minutën e 16-të, nga Jonathan David në minutat 28, 45+3 dhe 90+1, nga Saliba në minutën e 63-të dhe nga Shaffelburg në minutën e 74-t. Dëmtim i rëndë për mesfushorin kanadez të Sassuolos, Ismael Kone, i cili u largua nga fusha me barrelë. Katari e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë pas dy kartonëve të kuq.

Meksika, skuadra e parë e kualifikuar

Duke mposhtur 1-0 Korenë e Jugut në një ndeshje të Grupit A, Meksika siguroi kalimin në 1/16-at e finaleve të Botërorit 2026. E luajtur në Guadalajara, ndeshja u vendos nga një gol i Luis Romos në minutën e 49-të, i cili përfitoi nga një pasiguri e portierit koreanojugor Kim Seung-Gyu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button