Gati të plas arma në Fier, ndërhyn policia. (video)

Fier – Sherr mes dy personave ka ndodhur disa minuta më parë në sheshin para prefekturës së qarkut Fier. Lajmi konfirmohet nga kalimtarë të rastësishëm por dhe policia që ka qënë prezentë.
Nuk dihen shkaqet e ,zënkës por pas njoftimit forca të shumta policie erdhën e shoqëruan një person
Kalimtarë të rastësishëm pohuan se dy persona kishin debatuar dhe njëri kishte nxjerr armën
Pritet komunikata për shtyp e policisë për të sqaruar situatën
Personi i shoqëruar mbrëmjen e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore Fier, pas një aksioni policor në qëndër të qytetit, është identifikuar si Melesin Ramaj, pronari i një picerie, i cili është kapur edhe me një armë zjarri të tipit pistoletë gjatë ndërhyrjes policore.








