SPORT

Të rrethuar nga forca të shumta policie, Kombëtarja mbërrin në stadiumin e Leskovcit, tifozët mblidhen në Tiranë

Ekipi Kombëtar ka mbërritur në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luajë duelin vendimtar me Serbinë për “Play off”-in e Botërorit 2026.

Mësohet se skuadra ka mbërritur në stadium, e rrethuar nga forca të shumta policore dhe speciale që e kanë shoqëruar ekipin nga hoteli në Nish deri në qytetin e Leskovcit

Sfida e cila pritet të jetë tepër e fortë dhe plot emocione për të gjithë publikun shqiptar nis në orën 20:45.

Sfida Serbi-Shqipëri nis në orën 20.45, në stadiumin e Leskovacit. Mirëseardhja për kuqezinjtë është e shkruar në shqip. ”Mirë se erdhët”. Edhe pse fillimisht ishte parashikuar që ndeshja të mbahet në Beograd, u vendos që të zhvendos në Leskovac, stadium i cili do ketë 5000 tifozë. Ndeshja vlen për kualifikueset e botërorit.

Tifozëve shqiptarë u është ndaluar hyrja në stadiumin Duboçica në Leskovc ku do të zhvillohet ndeshja e sotme. Është një ndeshje e kualifikimeve të Grupit K për Kupën e Botës.

Megjithatë, tifozët e Shqipërisë kanë filluar të mblidhen përpara stadiumit “Air Albania” në Tiranë, ku do ta ndjekin transmetimin në një ekran të madh video.

Tifozët e Shqipërisë
Tifozët e Shqipërisë
Tifozët e Shqipërisë
Tifozët e Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button