
Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror.
Në stadium janë rreth 5 mijë tifozë vendas, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.
Në shtesën e pjesës së parë shënon Shqipëria, pra Serbi-Shqipëri, 0-1.
Më poshtë mund të ndiqni dhe rastet më pikante të sfidës.
SERBI-SHQIPËRI 0-1
1’ Starton ndeshja në Leskovac
2’ Shqipëria e nis me ritëm të mirë. Hysaj pason për Brojën, i cili hedh topin në zonë, por largohet mbrojtja kundërshtare.
12’- Tentativa e parë nga Shqipëria. Krosim i Hysajt nga e djathta, provon Manaj me kokë, por topi shkon jashtë.
17’ Në stadium dëgjohen thirrjet: “Kosova është Serbi.” Vendasit pritet të marrin një tjetër dënim nga Uefa
26’ Vlahovic tenton me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës, por portieri Strakosha është i vëmendshëm.
30’Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.
36′- Shpëton me fat Shqipëria. Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.
40’ Pas një këmbëngulje të gjatë të Brojës, aksioni vijon me një goditje të Asllanit, por tentativa shkon shumë jashtë portës
45+1′ GOOOL Manaj












