Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGazetarja Lala: Djali i policit planin për vrasjen e Edmond Papës e...

Gazetarja Lala: Djali i policit planin për vrasjen e Edmond Papës e nisi në nëntor

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë të tjera detaje në lidhje me arrestimin e Albano Velos, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Ky i fundit u vra pak ditë më parë në një lokal në Tiranë. Gazetarja Lala raportoi për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ se Velo, djali i policit Dilaver Velo, është kapur mat nga disa pamje filmike. Lala tha se që në muajin nëntor Velo ruante ‘objektivin’ e tij. Ajo tha se ngjarja mendohet të ketë ndodhur si shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

“Ishte një punë e mirë e policisë së Tiranës, pasi nuk kishim hetim të tillë. Ku ende pa u mbushur dy javë, patëm reagim. E kam thënë dhe në muajin qershor, kur ndërtova dinamikën e vrasjes së Sadikajt, pasi më rezultonte se ai dhe Papa kishin pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Në momentin kur u ekzekutua Papa, kam bërë dhe lidhjen kriminale mes tyre. Albano Velo është autori i dyshuar, ndërsa Dilaver Velo babai i tij është pezulluar si polic. Velo dyshohet se ka bashkëpunuar me Sadikajn. Në muajin nëntor Velo ka filluar të thurë planin për ekzekutimin e Papës. Velo shfaqet ditë pas dite me automjetin e tij në lagje. A e ka survejuar viktimën që nga muaji nëntor. Ndërsa ngjarja është kundërpërgjigje për vrasjen e Sadikajt. Ai shfaqet me automjetin e tij pak para ngjarjes dhe me ekzekutuesin e tij. pasi është urdhëruesi dhe jo ekzekutoi, pasi 40-vjeçari e ka vrarë Papën. Ai ka treguar dhe një detaj se ekzekutori pasi e qëlloi me 9 plumba. U kap mat nga pamjet filmike, por dhe nga disa gjurmë të tjera”, tha Lala.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME