Lushnje – Eshtra njeriu janë konstatuar në Lushnje. Burime nga policia bëjnë me dije se A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, në fshatin Ardenicë ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut.
Sipas “bluve” eshtrat i përkasin një periudhe të hershme. Sakaq, mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.
“Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike”, thuhet në njoftimin e policisë.