Fier – Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesë mbrëmjen e sotme në Fier.
Sipas burimeve 71- vjecarja me iniciale S.J jetonte e vetme në lagjen “ Liri Gero” ndërsa është gjetur pa shenja dhune.
Kanë qënë banorët e pallatit ata që kanë kontaktuar policinë pasi nuk po mund të kontaktonin me të moshuarën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca që ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë në morgun e Spitalit Rajonal Fier.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:20 në lagjen “Liri Gero”, Fier, është gjetur e pajetë, në banesën e saj, shtetasja S. J., 71 vjeçe.
Nga kqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.