Gjendet i pajetë një person pranë rrugës Radostinë–Vadhiz, dyshohet se është mbytur

Fier – Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz në Fier, duke shkaktuar alarm tek banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është gjetur i mbytur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet e para për zbardhjen e rastit. Pas këqyrjes paraprake, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se hetuesit po punojnë për identifikimin e viktimës, si edhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Sipas burimeve policore , viktima rreth 68 vjeç dyshohet te kete humbur jetén per shkaqe natyrale pasi nuk konstatohen shenja dhune ne trupin e tij. Policia ka shkuar ne vendngjarje rreth ores 05:30 te mengjesit te sotem pas telefonates se familjareve.
63 vjeçari cdo mëngjes shkonte nga toka e tij dhe këtë mengjes eshte gjetur i mbytur në kanalin anes tokes tij.
Njihet si njwri e familjar i rrwgullt në Vadhizë
Aktualisht grupi hetimor po mer deklaratat e fsmiljareve se ne cilen ore eshte larguar nga banesa , historikun shendetesor dhe nese ka konflikte me dike.
Familjare kane pohuar për policinë se Pëllumb Ali afro 70 vjeç kish dale per te punuar tek toka qe dje pasdite dhe nuk ishte kthyer.
Vuante nga tensioni dhe zemra.
Policia thotë vdekje natyrale dhe nuk ka pas shenja dhune











