Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet i vdekur një 18 vjeçar në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në...

Gjendet i vdekur një 18 vjeçar në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat

Një djalë 18-vjeçar nga Kavaja, që trajtohej në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat është gjetur i vdekur dhe një grup hetimor po shqyrton rrethanat. Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet:

“Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME