Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE”Komisione Hetimore dështojnë”, Tabaku-Ramës: Lërjani opozitës këtë faturë. Kuvendin po e përdor...

”Komisione Hetimore dështojnë”, Tabaku-Ramës: Lërjani opozitës këtë faturë. Kuvendin po e përdor si noter

Teksa i drejtohet kryeministrit Edi Rama për Komisionet Hetimore, deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se mazhoranca nuk ka pse të shqetësohet për këtë pjesë dhe t’ia lërë opozitës atë faturë ta paguajë nëse dështojnë, ndërsa thekson se nuk duan të zbatojnë të drejtën kushtetuese të përcaktuar me ligj. ”Në fund të ditës kjo është një cështje zbatimi ligji sigurisht por mbi të gjitha një cështje vullneti politik! A ekziston vullneti politik për ta kthyer parlamentin në arenë debati, argumentesh e idesh apo për ta përdorur si noter sa herë duhen ligjet e rradhës”,-shkruan Tabaku.

Postimi i Tabakut:

Ditën e sotme dëgjuam një ligjërim të gjatë në lidhje me ngritjen e Komisioneve Hetimore të cilat mazhoranca i ka penguar vazhdimisht sidomos pas përfundimit të një Komisioni Hetimor si i Inceneratorëve që në fakt dëshmoi qartësisht se çfarë natyre ka qeverisja socialiste.

Pretendimi i përdorur më shpesh nga mazhoranca është se këto komisione hetimore nuk mund të ngrihen mbi bazën e një ligji të vjetër. Ndonëse nuk bashkëndaj këtë mendim, pasi komisionet hetimore efektive janë ngritur dhe kanë operuar pikërisht mbi këtë ligj të vjetër duke rezultuar edhe efektive, siç pranoi vetë kryetari mazhorancës. Arsyeja përse kanë rezultuar efektive lidhet me vullnetin politik për t’i shkruar deri në fund edhe kur mazhoranca përdorte akrobaci proceduriale për t’i mbyllur ato.

Së dyti, mbas pëfundimit të punes së komisionit hetimor dhe mbasi pritëm maxhorancën për 6 muaj të merrte inicitiava për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore në emër të grupit parlamentar depozitova në emër të grupit Parlamentar të PD një draft ligj për këto ndryshime. Kështu, që prej datës 9 dhjetor 2022 (pra një vit më parë) kam dorëzuar një paketë të plotë ndryshimesh ligjore në kuvendin e Shqipërisë. Ku në njërin prej tyre ka qenë pikërisht ligji për komisionet hetimore.

Një projektligj i punuar me një grup ekspertësh mbi këto ndryshime duke marrë shembujt më të mirë të mundshëm dhe duke pasur parasysh gjithë problemet dhe problematikën që kam hasur në drejtimin e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve por dhe gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi ngritjen e Komisioneve hetimore.

Ndonëse në Konferencën e Kryetarëve në shkurt të 2023 u vendos me dakordësi që të ngrihej një komision i përbashkët për ndryshimet ligjore në këtë ligj me vullnetin sigurisht të mazhorancës ai u shtye për kalendat greke e nuk u zbatua kurrë. Natyrisht me alibinë e përhershme se opozita nuk i do këto ndryshime, kur në fakt Partia Demokratike ka dëshmuar edhe në ditët më të vështira që ka mundur të dërgojë në SPAK një raport aq cilësor saqë sot e kësaj dite bën lajm brenda dhe jashtë vendit.

Nëse sot, parlamenti i Shqipërisë ka një numër rekord kërkesash për komisione hetimore vjen sepse në asnjë parlament tjetër të botës zv Kryeministri nuk është në kërkim ndërkombëtar, që dy ish deputetë nën logon e mazhorancës janë sot nën hetim dhe me dy vendime të marra. Dhe vështirë do qe për publikun të kuptonte rëndësinë e situatës nëse nuk do të kishim ngritjen e këtyre komisioneve.

Sa për shqetësimin se disa komisione edhe mund të dështojnë sepse janë ngritur mbi thashetheme t’ia lënë këtë faturë opozitës. Pasi historia dëfton se në fakt edhe Inceneratorët u konsideruan një thashethem e që në fakt rezultoi thashethem i vërtetë.

Por me çduket nuk duan të zbatojnë të drejtën kushtetuese të përcaktuar si shans për opozitën; ngritjen e Komisioneve hetimore. Raportet e të cilave mund të rrëzohen nga mazhoranca por që mund fare mirë të fitojnë mendjen dhe zemrat e njerëzve përpos se arsyen juridike të prokurorëve që mund të procedojnë penalisht të dyshuarit. Pse kanë frikë nga drejtësia e opinionit publik dhe ajo e re!

Në fund të ditës kjo është një cështje zbatimi ligji sigurisht por mbi të gjitha një cështje vullneti politik! A ekziston vullneti politik për ta kthyer parlamentin në arenë debati, argumentesh e idesh apo për ta përdorur si noter sa herë duhen ligjet e rradhës?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME