Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet turisti gjerman i humbur në Orikum, është gjallë

Gjendet turisti gjerman i humbur në Orikum, është gjallë

Gjendet turisti Gjerman i cili ditën e djeshme kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit.

Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur 73-vjeçarin gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit te djeshëm kishte humbur kontaktet.

Sipas policisë së Orikumit e cila vijon të jetë në Karaburun, gjermani 73 është mirë dhe ka nisur mesazh (sinjal) nga vendi ku ndodhet në “ Skalom të Beget “një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Gjermani është i apasionuar pas hiking dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara.

Ndërkohë që policia ka kontaktuar me 73-vjeçarin dhe po shkon në gjirin ku ai qëndron për ta ndihmuar në kthimin për Orikum

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME