POLITIKË

Gjokutaj: Berisha e nxori PD-në nga koma artificiale

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krastën në Syri TV, deklaroi se ishte Sali Berisha ai që e nxori Partinë Demokratike nga koma artificiale në të cilën ndodhej. Sipas tij, kjo gjendje nuk ishte rezultat i një procesi të natyrshëm, por i një “sindrome” të induktuar dhe projektuar nga pushteti aktual.

Gjokutaj theksoi se pushteti në fuqi nuk njeh garën demokratike, ndaj dhe ka nevojë të blejë vota. Ai tha se një qeveri që respekton garën dhe ofron zgjidhje për qytetarët, e merr votën aty ku është dhe e përfton vullnetin e zgjedhësit pa pasur nevojë për manipulime.

Në të kundërt, sipas tij, kjo qeveri funksionon si një bandë që blen, intimidon dhe vepron përmes krimit dhe parasë. “Kjo bandë vetëm blen, vetëm intimidon, nëpërmjet krimit, nëpërmjet parasë, nëpërmjet të gjithave”, u shpreh Gjokutaj.

Ai e konsideroi të rrezikshme situatën politike në Shqipëri pas vitit 2020, duke kujtuar se projekti për të atrofizuar opozitën ka nisur që në vitin 2013. Sipas tij, Shqipëria po shkon drejt një modeli të ngjashëm me atë të vendeve si Rusia, Turqia dhe Serbia, ku ekziston vetëm një fasadë opozitare.

Gjokutaj shtoi se opozita nuk do të tërhiqet përballë këtij pushteti, të cilin e cilësoi bandë, dhe e akuzoi se ka shpallur luftë ndaj çdo individi që nuk i nënshtrohet.

“Kjo luftë është shpallur me këtë bandë dhe me të gjithë njerëzit të cilët janë blerë dikur ose janë në negociata, në pazar për t’u blerë,” përfundoi ai.

Gjokutaj: 

 Zoti Berisha e nxori nga koma artificiale PD-n, sepse ajo nuk qe në koma për shkak të një sindrome që kishte partia demokratike, dhe kjo koma është induktuar, është projektuar nga pushteti i cili nuk njeh garën.

Sepse një pushtet që njeh garën e ndershme, një opozitë i cili elaboron alternativa, zgjidhje, projekte, për mbarimin e halleve të njerëzve, nuk ka nevojë të blejë vota, ai e merr votën aty ku është.
Pra e përfton vullnetin e zgjedhësit.
Në të kundërt, kjo bandë, se se këta janë bandë, po rezultojnë bandë, kjo bandë vetëm blen, vetëm intimidon, nëpërmjet krimit, nëpërmjet parasë, nëpërmjet të gjithave.

Dhe çfarë kam thënë unë, zoti Berisha e nxori nga koma artificiale, nga kjo komë, që donin…
Është shumë e rrezikshme në një vend evropian siç jemi ne, pas 2020, ka nisur që në 2013 projekti se nuk bëhen më ditë këto punë, të atrofizosh opozitën.

Se ka opozitë edhe në Rusi, edhe në Turqi, edhe në Serbi, se në këtë formë po shkojmë, ky projeksion është, pra ti fol, ti thuaj llafet, dhe je në rregull.

Kjo luftë është shpallur me këtë bandë dhe me të gjithë njerëzit të cilët janë blerë dikur ose janë në negociata, në pazar për t’u blerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button