AKTUALITETKRYESORE

“Gjysma e burrave janë çyrykë”/ Berisha-Ramës: Qafën e Buallit s’kaloje pa të tredhur

Kreu i PD-së Sali Berisha nga Kamza, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit tha në takimin me gratë në Dibër se “gjysma e burrave janë çyrykë, nëse votojnë sërish ‘kënetën’”.

Berisha tha se Rama nuk e kishte kaluar dot Qafën e Buallit, pa e tredhur dibranët. Por, shtoi se “dibranët janë të mençur, dhe e dinin se i tredhuri nuk tredhet më”.

Dua t’i them Edi Ramës sot një fjalë, që shkon me Kanun dhe me ligj. Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku u tha grave se gjysma juaj i ka burrat çyrykë.

I them Ramës se në ligj e në Kanun, Qafën e Buallit s’e kishe kaluar kurrë, pa të tredhur dibranët. Por ata, nuk ka burra më të mençur, e dinin se i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi” – tha Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button