Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGropat me naftë rrezikojnë banorët në Zharrëz

Gropat me naftë rrezikojnë banorët në Zharrëz

Fier – Gropat me naftë bruto rrezikojnë jetën e banorëve të fshatin Zharrëz . Ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Gropat me naftë bruto së bashku me puset e prodhimit që ndodhen fare pranë banesave të banorëve të Zharrëz janë një rrezik shumë dimensional për ta.
Era e rëndë e hidrokarbureve në 24 orë, mbetjet urbane , kafshë të ngordhura në gropat me naftë bruto pranë puseve të prodhimit, rreziku i rënies së zjarreve janë disa nga arsyet që jeta e tyre rrezikohet seriozisht.

Banorët pohojnë se fëmijët nuk kanë ku të luajnë, shpesët apo kafshët duhen ruajtur brenda oborrit se po dolën jashtë tij mundësia më e madhe është të bien në gropat me naftë bruto sikundër ka ndodhur disa herë në fshat ku kanë rënë fëmijë, lopë, dele, shpendë për të mos thënë se një grua rrethe të 65 viteve ra dhe humbi jetën në gropën me naftë bruto disa muaj më parë, thonë ata

Edhe pse janë ankuar, situata vazhdon e njëjtë. Aty ndodhen puse që janë jashtë procesit teknologjik, që mund të hiqen nga kompania Albpetrolit dhe gropa të mbyllet e të rehabilitohet sipërfaqja, por këto nuk kanë ndodhur. Një banor pohon se 2 muaj ka që u boshatis kjo gropë me naftë bruto dhe është mbushur përsëri , ndërkohë që para viteve 1990 as bëhej fjalë të kishte gropa të tilla

Edhe pse ankohen askush si nag Albpetroli, Bashkia Ptos apo shoqatat kundër ndotjeve nuk ka marr veprimin më të vogël për rregullimin e situatës, të paktën më minimalja të rrethojnë puset e prodhimit dhe gropat me naftë bruto që fëmijët apo shpendë e kafshë të mos binin në to apo fëmijët duke luajtur mos të rrezikonin jetën në pjesët mekanike apo elektrike që janë lënë në mëshirë të kohës, duke zhdukur fonde pafund.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME