Grumbulluesit ulin çmimin e marrjes së qumështit me 30 lekë, fermerët kundër. (Video)

Rroskovec – Ulet çmini i grumbullimit të qumështit. “Lopët po ikin, stallat po mbyllen, blegtoria në fshatin Suk1 drejt shuarjes”
Blegtorët e fshatit Suk1 të bashkisë Rroskovec po mbyllin një nga një stallat. Shkaku? Çmimi gjithnjë e më i ulët i shitjes së qumështit. Fabrikat e përpunimit e blejnë litrin vetëm me 76 lekë, madje po kërkojnë ta ulin në 73. Ndërkohë, e shesin për konsumatorin me 180 lekë duke i marrë dhe gjalpin.
Sulo dhe Jetmir Metushi, dy kushurinjë blegtorë, kanë bashkë mbi 75 krerë lopë dhe prodhojnë rreth 750 litra qumësht në ditë. “Me këtë çmim jemi në faliment,” thotë Sulua. “Na detyrojnë t’i shesim lopët, siç kanë bërë të tjerë në fshat.”
Jetmiri ka edhe një shqetësim tjetër: “Kam 37 lopë të matrikulluara, por AZHBR më njeh vetëm 27. Më hoqën 1 milion lekë nga subvencioni. I bie telefonit të ankohem, ata jan mbyllur, thotë Jetmiri”
Si Sulua dhe Jetmiri apelojnë, qeveria të mari masa, të ndërhy mos të ket ulje çmimi në rast të kundërt do i shesin lopët e do mbyllin stallat.
Nga 20 stalla me mbi 700 krerë lopë që kishte fshati Suk1 10 vjet më parë, sot kanë mbetur afro 5 dhe me vetëm 200 krerë lopë. Fshati po zbrazet, blegtoria po vdes, ndërsa institucionet heshtin.