AKTUALITET

Rriten temperaturat, shtohen rastet e dhunës

Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. Z., 75 vjeç dhe F. B., 46 vjeç, të dy banues në fshatin Ardenicë, pasi dyshohet se për motive pronësie, shtetasi Xh. Z. ka goditur me sende të forta, nënën e 46-vjeçarit, ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte, shtetasin Xh. Z..

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 28 vjeç dhe për një shtetas 16 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button